Volkswagen Golfi i ri kurdo që lansohet bëhet lajm i bujshëm në industrinë automobilistike.
Me një dizajn të ri, teknologji të përditësuar e më ‘kursimtar’ në karburant, gjenerata e tetë e Golfit shpreson që të rikthej kurorën e tij, të veturës më të shitur në botë.
Volkswagen Golf tani i është nënshtruar testeve të sigurisë, transmeton Koha.net.
Programi Evropian i Vlerësimit të Veturave të Reja (euroNCAP) ka testuar se si reagon Golfi i ri në aksidente.
Golf 8-shi është vlerësuar me 5 yje.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
Megjithatë është zbuluar një problem kritik gjatë testimit të tij.
{gallery}
Gjatë aksidentit dera e pasagjerit të pasme hapet, gjë e cila është cilësuar si rrezik i madh për pasagjerët.
Edhe VW Sharan i ri, i testuar gjatë javës së kaluar, ka pasur të njëjtin problem, transmeton Koha.net.
Edhe
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
“Hapja e dyerve gjatë aksidentit penalizohen nga Euro NCAP që nga fillimi pasi ato paraqesin një rrezik të madh për pasagjerët”, ka thënë sekretari gjeneral i Euro NCAP, Michiel van Ratingen.
Veturat e tjera, të cilat kanë marrë vlerësimin maksimal, me 5 yje, janë edhe veturat e reja si Audi Q8, Ford Puma, MG HS e Nissan Juke, ndërsa Volkswagen Up, Skoda Citigo e Seat Mii, që të tria kanë marrë vetëm 3 yje gjatë testimit.