Një gjykatë federale në Detroit ka dënuar prodhuesin gjerman të veturave, Volkswagen me tre vjet mbikëqyrje, si pjesë e dënimit prej 4.3 miliardë dollarësh të shpallur në janar, transmeton koha.net.
Marrëveshjes për pranimin e fajësisë, e quajtur “Organizimi i provës” i është shtuar edhe mbikëqyrja prej tre vjetësh, të cilën do ta bëjë një kompani e pavarur.
“Kjo është një çështje e mashtrimit të qëllimshëm e masiv”, ka thënë gjyqtari Sean Cox, gjatë aprovimit të marrëveshjes e cila i kërkon prodhuesit gjerman të bëjë reforma të mëdha.
Ai gjithashtu ka aprovuar gjobën penale prej 2.8 miliardë dollarë si pjesë e dënimit. Cox po ashtu ka pranuar marrëveshjen e arritur në mes të Volkswagen dhe qeverisë së SHBA-së, ndërsa ka refuzuar thirrjet nga avokatët që përfaqësojnë klientët individualë që dëshirojnë të padisin VW.
Volkswagen është shpallur fajtor në mars për mashtrim, pengim të drejtësisë dhe falsifikim të deklaratave pas pranimit të fajësisë për instalimin e softuerit të fshehtë që mashtronte me emitimin e gazrave në 580 mijë vetura në SHBA.
-
Volkswageni fiton ndaj dy padive të ngritura kundër tij për mashtrim
-
VW humb apelin në Australi, duhet të paguajë gjobën prej 95 milionë dollarëve
-
Gjykata e SHBA-së refuzon kërkesën e Volkswagenit, prapë mund të dënohet me miliarda dollarë për mashtrimin me emetim të gazrave
-
Gjykata jugkoreane gjobit VW për skandalin e emetimeve
-
Vjen padia më e madhe ndaj Volkswagenit, paraqiten më shumë se 450 mijë gjermanë