Seul, 7 shkurt – Një gjykatë e Koresë së Jugut ka gjobitur kompaninë e prodhimit të makinave Volkswagen me një shumë prej 26 miliardë dollarësh në lidhje me skandalin e emetimeve që nisi në vitin 2015, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Gjykata gjobiti degën lokale të VW-it rreth tre vjet pasi u ngritën akuzat kundër Audi Volkswagen Korea (AVK), në lidhje me shkeljen e ligjit për ajrin e pastër.
Gjykata e Seulit e shpalli VW fajtor për falsifikimin e rezultateve të testit të emetimeve për Audin, filialin e saj të makinave luksoze dhe për reklama mashtruese/DPA.
Artikuj të ngjashëm