Katër kompanitë e mëdha evropiane të automobilave, BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen kanë arritur marrëveshje për krijimin e rrjetit evropian të mbushjes me fuqi të madhe për automjetet elektrike.
Sipas marrëveshjes planifikohet që në gjithë kontinentin deri në vitin 2020 të ndërtohen 400 stacione të tilla për mbushje të shpejtë të automjeteve elektrike, me çka do të lehtësohej dukshëm lëvizja e automjeteve në relacione të gjata, transmeton KP.
Për fillim planifikohet ndërtimi i serisë së parë prej 20 stacioneve për mbushje të shpejtë, të cilat do të jenë në funksion deri në fund të vitit, derisa numri tjetër prej 400 stacioneve të ngjashme do të krijohen deri në vitin 2020.
Vendet e para në të cilat do të krijohen stacione të tilla janë Gjermania, Norvegjia, Austria, ndërsa parashikohet që stacionet për mbushje të shpejtë të vendosen çdo 120 kilometra në autostradë.
-
VW dhe Mercedesi i kërkojnë Berlinit përshpejtimin e ndërtimit të stacioneve për karikim të veturave
-
Mercedesi do të investojë miliarda euro për 10 mijë pika karikimi për veturat elektrike
-
Gjermania ndan 6.3 miliardë euro për pikat e mbushjes së veturave elektrike
-
Skoda, Volkswagen dhe Cupra prezantojnë modelet elektrike urbane
-
Veturat elektrike të Volvos nga vera mund të mbushen në Starbucks