Aktualisht në fokusin e botës së automobilizmit është gjenerata e re e Defenderit, e cila pritet të vijë në shtator të këtij viti, kompania e njohur Jaguar Land Rover është duke përgatitur edhe risitë tjera, në mesin e të cilave është edhe një Range Rover i ri.
Siç shkruajnë mediet britanike, gjenerata e pestë e Range Roverit pritet të arrijë në vitin 2021 me platformën e re MLA (Modular Longitudinal Architecture), transmeton Koha.net.
Falë kësaj platforme që përbëhet nga alumini, Range Roveri i ri do të jetë më i lehtë se modeli aktual. Po ashtu, Range Roveri i ri do të jetë në dispozicion në version plug-in hibrid dhe tërësisht elektrik.
Gjithashtu, raportohet se gama e motorëve e Range Roverit të ri do të përfshijë edhe versionin Mild hibrid me motorët me 6 cilindra e kapacitet prej 304 deri 406 kuajfuqi, versionin plug-in hibrid me dy motorë elektrikë me 6 cilindra dhe me të cilat mund të udhëtojë deri në 64 kilometra, si dhe versioni tërësisht elektrik i cili synon tregun aziatik.
Sa i përket dizajnit, nuk priten shumë ndryshime por evolucioni i zgjidhjeve aktuale, përmes frymëzimit nga modelet Velar dhe Evoque. E gjithë kjo përmes interierit më luksoz dhe teknologjisë së avancuar.
-
Po vjen Range Rover 2022, gjenerata e pestë në historinë e këtij brendi
-
Gjenerata e ardhshme e Range Rover dhe Range Rover Sport, me teknologji më të avancuar ndonjëherë
-
Range Rover i ri në version Crossover arrin në 2021
-
Land Rover Defender synon që më 2025-n “ta ndryshojë lojën” me veturën elektrike
-
Range Roveri i ri paralajmërohet para lansimit