Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Franca ndan 7 miliardë euro për “Air France”, Renaultin pritet ta ndihmojë me 5 miliardë

Foto: Reuters

“Air France-KLM” ka pranuar një ndihmë prej 7 miliardë euro nga qeveria franceze, pasi industria linjave ajrore po has në vështirësi që të mbijetojë për shkak të krizës së pandemisë Covid-19 që ka kapluar botën.

Franca do të lëshojë një kredi prej 3 miliardë euro, e gjithashtu ofron garanci prej 90 për qind për 4 miliardë euro kredi bankare për Air France, ka thënë ministri i Financave, Bruno Le Maire.

E Franca gjithashtu është duke përgatitur një hua prej 5 miliardë euro për prodhuesin e makinave, Renault.