Paris, 3 qershor – Qeveria franceze ka miratuar një kredi të garantuar nga shteti prej pesë miliardë eurosh për të ndihmuar prodhuesit e makinave “Renault” që parashikon një plan të gjerë kursimi dhe shkurtime të vendeve të punës për të përballuar krizën e koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë.
“Ministri i Ekonomisë, Bruno le Maire do të nënshkruajë sot garancinë e kredisë prej pesë miliardë eurosh që do t’i jepet Renault”, njoftoi ministria në përfundim të një takimi me deputetë, përfaqësues të punonjësve dhe drejtues të kompanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria, e cila deri më tani kishte rezervuar nënshkrimin e saj, vlerëson se kishte marrë garancitë të cilat pretendonte për të ardhmen e punonjësve të fabrikës së Maubeuge, të shqetësuar për një projekt të bashkimit me qendrën e Douait, 70 kilometra larg.
Le Maire kërkoi që menjëherë të fillojë një dialog social dhe teknik, për të zhvilluar një projekt industrial për të ardhmen (…) i cili do të duhet të garantojë në një afat të gjatë, përtej 2023, të punësimit dhe nivelit të aktivitetit industrial në qendrën e Maubeuge dhe territorin e tij/AFP.