Auto

Fotografohet Opel Mokka X gjatë testeve

Në internet kanë rrjedhë fotografitë e veturës së maskuar Opel Mokka X, gjatë testeve të vozitjes.

Opel më herët ka njoftuar se gjenerata më e re e modelit SUV Mokka X do të arrijë në sallonet e shitjes në vitin 2019 dhe se do të prodhohet në fabrikën në Ajzenah.

Opel Mokka X do të bazohet në platformën mekanike CMP (EMP1), të cilën e përdorin automobilat e grupit PSA.

Mokka e parë ishte e bazuar në platformën General Motors Gamma 2.

Premiera e kësaj veture pritet ka fundi këtij viti, transmeton ksp.

Më tepër detaje për veturën do të zbulohen gjatë muajve të ardhshëm.

{gallery}