I pari i Alpinës, Andreas Bovensiepen, më parë ka konfirmuar se modeli Alpina XB7/XD7 është duke u testuar por nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje në lidhje me këtë SUV sportiv.
Ndërkohë, njëri nga modelet testuese është spiunuar dhe natyrisht ishte i maskuar. Ai ishte duke u testuar në pistën e njohur në Nurburgring
{gallery}
Sipas disa informatave jozyrtare, thuhet se XB7/XD7 do të ketë motor 4.4-litër Twin-Turbo me kapacitet prej 608 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net.
Përveç kësaj, ky SUV sportiv pritet të vijë me set të ri të rrotave “Alpina”, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv “Alpina” të shkarkimit të gazrave, paketën “Alpina” për aerodinamikën, si dhe interier të modifikuar duke përfshirë timonin sportiv dhe detaje tjera nga lëkura.