Pothuajse 70% e blerësve të veturave elektrike kanë deklaruar se do t’u mungojë aroma e benzinës kur të mbarojnë veturat që furnizohen më produktet e naftës.
Për këtë arsye, kompania amerikane e prodhimit të veturave “Ford” ka krijuar një aromë të re e cila ka tendencën të ketë aromën e benzinës.
Sipas hulumtimit të kryer nga vetë Fordi, parfumi me aromë të benzinës është bërë shumë i famshme dhe ka aromën pothuajse si të librave të përdorur.
E quajtur “Mach-Eau”, Fordi ka thënë për parfumin e tij se “është dizajnuar për të kënaqur nuhatjen e kujtdo që e dëshiron një aromë të tillë”.
Fordi po ashtu ka bërë të ditur se ka punuar me kompaninë Olfiction me seli në Britani të Madhe për të krijuar flagrancën.
Gjithë këtë lëvizje, Fordi e ka bërë për të promovuar veturën e tij më të re, Ford Mustang Mach-E GT.

-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu