Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ende pa u prezantuar, parashikohen modifikimet për AMG G63 e ri

Mercedes-AMG G63 i ri premierën do ta mbajë javën e ardhshme në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa kompania e njohur Lumma Design tashmë ka gati paketën për modifikimin e këtij modeli.

Paketa quhet “Lumma CLR G770” dhe përfshinë mbrojtësit anësor të rinj, pragjet, spoiler të pasmë mbi çati, etj, të gjitha të bëra nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net. Po ashtu, paketa përfshinë edhe set të ri të rrotave “Lumma CLR Racing 2” me diametër prej 23-inç e me goma 305/35/23, ku si opsion për zgjedhje në dispozicion janë edhe rrotat “Lumma CLR 24 RS” me diametër prej 24-inç.

Gjithashtu, Lumma CLR G770 përfshinë edhe eksterierin dy-ngjyrësh, xhamat e errët, maskën e përparme me logon “Lumma”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar dhe frenat, si dhe interier dy-ngjyrësh me lëkurë më cilësore dhe pedalet nga alumini.

Mbetet të shihet nëse do të përforcohet motori i këtij AMG G63 të ri, i cili sipas të dhënave nga fabrika ai është 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 430 kW/585 kuajfuqi.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm