Edhe tre marka të tjera i bashkohen listës së bojkotimit të Panairit të veturave në Paris.
E gjithë industria automobilistike janë duke mbajtur panaire private e shfaqje online për të paraqitur veturat e tyre të reja, e kosto për pjesëmarrje në panaire të mëdha rregullisht është milionëshe dhe për këtë shumë prej tyre janë duke u tërhequr nga pjesëmarrja.
Së fundi edhe Lamborghini ka braktisur pjesëmarrjen në Panairin e veturave në Paris, e më parë edhe BMW e Mercedes-Benz, transmeton koha.net.
Tani një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të veturave, është duke ndaluar 3 nga markat kryesore të tyre për të marr pjesë në Paris.
Fiat, Alfa Romeo e Jeep nuk do të marrin pjesë në panairin e veturave të këtij viti në Paris, sipas ueb faqes franceze AutoPlus.
Edhe
Lamborghini, Bentley, Aston Martin, Ford, Volvo e Rolls-Royce bojkotojnë panairin në Paris
Panairin e veturave do ta braktisin edhe markat e tjera, duke përfshirë Ford, Infiniti, Mazda, Mitsubishi, Nissan, Opel, Subaru dhe Volvo.
Ndërsa markat si Citroën, Hyundai, Jaguar, Kia, Land Rover, Lexus, Mercedes-Benz, Peugeot, Smart, Suzuki dhe Toyota kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Parisi 2018.