Volkswageni është emri më i ri që ka vendosur të mos prezantojë automobila të rinj në Paris Motor Show.
Sipas “Autoactu”, Volkswageni është duke analizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së vet nëpër panaire.
Si shtesë, VW po analizon edhe mundësinë e organizimit të një eventi të vet për lansimin e veturave të reja.
Teksa brendi kryesor VW nuk do të jetë në Paris, anëtarët tjerë Skoda, SEAT, Audi e Porsche do të prezantojnë veturat më të reja.
Në panairin e sivjetmë të Parisit, mosprezantimin e kanë konfirmuar edhe Fordi, Infiniti, Mazda, Mitsubishi, Nissani, Opeli, Subaru e Volvoja.
“Paris Motor Show 2018” nis më 2 tetor dhe mbyllet më 14 tetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Fiat, Alfa Romeo e Jeep bojkotojnë Panairin në Paris
-
Lamborghini, Bentley, Aston Martin, Ford, Volvo e Rolls-Royce bojkotojnë panairin në Paris
-
Volkswageni do të prezantojë një veturë të re elektrike më 3 janar
-
Panairi i veturave në Munih do të mbahet këtë vit
-
Panairi i veturave në Frankfurt duhet të ndryshojë që të mbijetojë