Lamborghini nuk do të zbulojë më modelet e reja në panairet e mëdha internacionale të veturave.
Prodhuesi i super veturave italiane në vend të kësaj, do të fokusohet në ngjarje më të vogla me të ftuar ekskluziv për të prezantuar produktet e reja te konsumatorët potencial, transmeton KOHA.
“Ne kemi vendosur që ti braktisim panairet e veturave sepse ne besojmë që të pasurit një lidhje të afërt me konsumatorët tanë është çelësi dhe panairet e veturave nuk përshtaten më me filozofinë tonë”, ka thënë shefja i marketingut të Lamborghinit, Katia Bassi.
Ajo ka thënë se konsumatorët e kompanisë dëshirojnë ta ndjejnë se kanë një lidhje direkt me kompaninë dhe veturën.
{gallery}