Auto

Dominimi spanjoll në MotoGP, Alex Rins fituesi i çmimit të Aragonit

Alex Rins është fituesi i çmimit të madh të Aragonit në MotoGP.

Piloti i Suzukit arriti që të regjistronte kohën më të mirë, në një garë drithëruese, sidomos në xhirot e fundit.

Dominim i plotë i spanjollëve, pasi në vendet e para u renditen piloti i Hondës, Alex Marquez si dhe pjesëtari i Suzukit, Joan Mir.

Ky i fundit arriti që pas garës së kësaj të diele të merrte dhe vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, duke zbritur nga froni Fabio Quartararos.

Italiani ishte shumë larg pritshmërive, pasi e mbylli garën në vendin e 18-të, çfarë i kushtoi shtrenjtë.

Në vendin e katërt u rendit një tjetër spanjoll, Maverick Vinales që me motorin e tij të Yamahas, ishte shumë pranë podiumit.

Andrea Dovizioso i Ducat duhet të mjaftohet me vendin e shtatë, ndërsa Danilo Petruçi e mbylli garën i 15-ti.