Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mir kampion në MotoGP

Motoçiklisti i Suzukit, Joan Mir, e ka fituar titullin e kampionit në serinë MotoGP. Spanjollit Mir i ka mjaftuar pozita e shtatë në garën në Valencia sot, për të siguruar titullin e kampionit.

Ai është motoçiklisti i parë i Suzukit në dy dekada që e fiton titullin e kampionit. Mir nisi garën me një epërsi prej 37 pikëve ndaj rivalit më të afërt dhe ka arritur ta mbajë epërsinë. Ai është bërë motoçiklisti i parë i Suzukit, pas amerikanit Kenny Roberts Jr., në vitin 2000, që e fiton titullin e kampionit në MotoGP.

Artikuj të ngjashëm