Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Quartararo shënon fitoren e dytë rresht në MotoGP

Motoçiklisti francez Fabio Quartararo e ka shënuar fitoren e dytë rresht në MotoGP. Quartararo ka triumfuar të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të MotoGP.

Motoçiklisti i Yamahas, që fitoi garën e parë të stinorit në Jerez të Spanjës javën e kaluar, ka vazjhduar me fitore.

Ai sot triumfoi para dy motoçiklistëve tjerë të Yamahas, spanjollit Maverick Vinales dhe italianit Valentoni Rossi.

“Është ndjenjë e mirë që kam shënuar dy fitore rresht”, ka thënë Quartararo.

Vetëm 13 nga 21 motoçiklistë sa startuan garën e të dielës, arritën ta përfundonin garën.

Kampioni në fuqi Marc Marquez javën e kaluar ka thyer dorën dhe ka munguar në këtë garë.

Artikuj të ngjashëm