Modeli më popullor Volkswagen është një produkt gjithnjë e më i kërkuar në ankande të shumta.
Pasi u bë blerja e një Golf II për shumën marramendëse 80,000 dollarë, ishte vetëm çështje kohe para se ai rekord të thyhej. Nuk kaloi shumë dhe shuma rekord shkoi për “motorcar collector”, i cili bëri një ofertë të pabesueshme prej 104,000 dollarësh (98,000 euro).
Megjithatë, informacioni se kjo veturë nga fillimi ka përshkuar vetëm 150km, e bën vërtet të veçantë.
Në pamje duket vërtet si një pjesë e vlefshme koleksioni.
Kjo veturë ka kaluar gati gjithë jetën në dyqane veturash. Më 2020 ishte blerë nga dikush që duket se tani ka nxjerrë një pasuri nga ajo.

Artikuj të ngjashëm