Njëri nga mafiozët e njohur në Amerikë, Al Capone, ka qenë i famshëm për aktivitetet e tij mafioze por edhe për stilin dhe dashurinë e tij mbi automobilat.
“Celebrity Cars”, kompania e cila merret me shitblerjen e “oldtimerëve”, ka vendos në ankand modelin Cadillac Town Sedan i vitit 1928, i cili ishte pronë e Al Caponet, transmeton Koha.net. Pasi që Capone e ka vozitur këtë veturë, çmimi i saj në ankand është një milion dollarë.
Thuhet se ky Cadillac është njëri nga veturat e para të blinduara, si dhe ka xhamat e trashë gati një centimetër.
{gallery}
Ky Cadillac Town Sedan ka motorin e serisë 341-A, një motor me kokë LV dhe marsh me tre shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme.
Edhe
Disa nga gjërat e Al Capones shiten në ankand për 3 milionë dollarë
Gjithashtu, kjo veturë elegante ka eksterier me ngjyrë të gjelbër dhe xhamin e pasmë që mund të hapet lehtësisht në mënyrë që “t’iu mundësojë pasagjerëve të shtinë në kundërshtarët potencialë”.
Al Capone e ka blerë këtë veturë nga Emil Denemarck, pastaj ka ndërruar disa pronarë dhe madje ishte në ekspozitë në Muzeun e Niagara Falls të Automjeteve Antike.
-
Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë
-
Makina të rralla klasike dalin në ankand, u gjetën në një magazinë në Holandë
-
Një Corvette klasik pritet të shitet në ankand për afro 3 milionë euro
-
Vetura “Ford” e Princeshës Diana shitet në ankand për mbi 750 mijë dollarë