Të gjithë ata që duan të blejnë crossoverin "Moskvich 3" do të duhet të paguajnë të paktën 26.645 euro, njoftoi shërbimi informativ i markës, shkruan Autoblog.
Kjo do të thotë se kjo veturë me shumë gjasa do të jetë në gjendje të marrë pjesë në programin e kredisë të qeverisë ruse për vetura. Një nga kushtet për pjesëmarrje në atë program për veturat me motor me djegie të brendshme është që çmimi i tyre të mos kalojë 27 mijë euro.
Ky model tashmë po prodhohet në fabrikën e Moskës dhe duhet të dalë në shitje deri në fund të vitit. Kompania theksoi se mjeti fillimisht do të shitet vetëm në kryeqytetin rus. Në fazën e parë, 11 përfaqësi të Moskës do të shesin dhe servisojnë veturat "Moskvich".
Crossover "Moskvich 3" është një version i modifikuar i modelit kinez JAC JS4.
Rusia po e prodhon këtë veturë falë ndihmës nga Kina, e cila po i jep disa pjesë të rëndësishme për prodhimin e një veture. Rusët nisën me prodhimin e veturave pasi kompanitë e mëdha perëndimor u larguan nga vendi për shkak të pushtimi të Ukrainës.
-
Rusia nis në dhjetor prodhimin e Moskovichit
-
Rusia po u ofron banorëve të Moskës deri në 22 mijë dollarë për të luftuar në Ukrainë
-
Modeli i njohur i Volvos po vjen në Evropë
-
“Dështimi” i Volkswagenit në Kinë me modelin e ri
-
VW-ja në bisedime me Renaultin për krijimin e veturës elektrike prej 20 mijë eurosh