Auto

Çka nënkuptojnë numrat në goma të veturave?

Gomat e veturave kanë shenja në to, që tregojnë karakteristikat, si gjerësia e çarjeve, data e prodhimit, shpejtësia maksimale e të tjera.

Bazuar në to, përdoruesi mund të kuptojë nëse po i shfrytëzon në rregull, por edhe mund të shmangë blerjen e ndonjë modeli fals, shkruan "Caranddriver".

Image

Brendet në prodhim u përshtaten rregullave të ndryshme e të gjitha mund t’i gjeni të shpjeguara më poshtë:

1.Në këtë rast është numri i milimetrave nga pika më e gjerë.

2.Numri pas thyesës nënkupton profilin. Pra lartësia e pjesës anësore të gomës është 40 për qind e gjerësisë.

3.“R” qëndron për materialin që përbëhet nga kordonë çeliku. “D”-ja dhe “B”-ja janë forma të tjera, më të rralla, që më shumë kanë shtresa nëpër kënde e që dallojnë nga “modelet e kryqëzimit në sipërfaqen e tokës”.

4.Numri 18 tregon se kjo është gomë për bazë 18-inçësh.

Lexo edhe: Si ta kuptoni se sa shpejt ju lejon të vozisni goma e veturës

 

5.Ky kod është përshkrim se sa mund të mbajë e sa shpejt mund të funksionojë kjo gomë nën masa të sigurisë. Në këtë rast “93” vlen për 600 kilogramë. Germa “W” tregon maksimumin e shpejtësisë, në këtë rast 168 milje për orë apo 270 kilometra për orë.

6.Shumë, por jo të gjithë prodhuesit e gomave pjesën më ttë rëndë të gomës e nënvizojnë me një pikë të kuqe. Kjo vlerësohet se ka pak rëndësi.

7.Numrat prapa fjalës “treadwear” tregojnë se sa gjatë mund të zgjasë. Sa më i lartë numri aq më shumë mund ta shfrytëzoni.

8 dhe 9. Shkronja pas fjalës "traction", tregon se sa forcë gjeneron një gomë kur tërhiqet nëpër rrugë të lagësht. Kjo s'është shumë e rëndësishme për veturat e ditëve të sotme pasi posedojnë frena ndaj bllokimit që i mbajnë gomat të rrotullohen edhe kur frenohet vrullshëm. Ndërsa, shkronja pas fjalës “temperature” është tregues se sa mirë e shpërndan goma nxehtësinë, që rritet ndjeshëm kur rritet edhe shpejtësia.

10-11. Disa goma kanë shenjën M+S që ka kuptimin e baltës dhe të borës. Kjo do të thotë se goma i ka disa aftësi shtesë kur vozitet në borë dhe në rrugë të baltosur. Megjithatë, këto s'janë tërësisht goma dimri dhe mund të mos jenë konvencionale për të gjitha stinët. Këtu futet edhe ikona e fjollës së borës pranë shenjës M+S. Nëse një gomë ka këtë ikonë tregon se ka aftësi të mjaftueshme për vozitje në kushte bore.

12. Kjo zonë është treguese për origjinalitetin e gomës. Prodhuesit e veturave shpeshherë përdorin goma standarde, të prodhuara janë stokut dhe e modifikojnë konstruksionin e saj, për ta shndërruar në një gomë me model tjetër. Pra, veturat Ford Escort dhe Chevy Cruze, mund të pajisjen me goma të tipit Firestone Firehaëk AS, që praktikisht duken të njëjta, por secila ndryshon më pas në lëvizje dhe drejtim të veturës. Nëse gomat e veturës tuaj kanë kodin OE, është mirë t'i zëvendësoni me të njëjtën markë dhe model gomash me të njëjtin kod.

13. Kjo është listë e materialeve të konstruksionit të gomave, kryesisht për inxhinierët e gomave dhe personat e dhënë pas veturave.

14. Secila gomë e shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të posedojë etiketën e Departamentit të Transportit. Dy karakteret e para tregojnë fabrikën e prodhimit ndërsa të tjerat janë shifra specifike për prodhuesit (që shfrytëzohen për qëllime gjurmimi). Katër numrat e fundit tregojnë datën e prodhimit që ua bënë të ditur se sa të vjetra janë gomat tuaja, me dy shifrat e para që tregojnë javën dhe dy të fundit vitin. Për shembull, 2318 do të thotë se goma është prodhuar në javën e të 23-të të 2018-s.