Pavarësisht forcimit të modelit C4 Cactus, i cili u ridizajnua ka fundi i vitit të kaluar, ky automobil nuk paraqet zëvendësim adekuat për hatchbakun evropian nga segmenti C, andaj Citroen tashmë planifikon trashëgimtarin e gjeneratës së dytë të modelit C4.
Drejtoresha e kompanisë Linda Jackson tha se C4 është tepër i rëndësishëm për tregun evropian dhe është i domosdoshëm një pasues në këtë segment.
Duke mos zbuluar detaje tjera, ajo tha se dy Citroenët e kaluar C4 kanë ndarë platformën mekanike me modelet Peugeot 307 dhe 308, dhe pritet që kjo praktikë të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton ksp.
Platforma për C5 e ri tashmë është e përgatitur, pasi Peugeot në fillim të vitit prezantoi modelin e ri 508, në panairin e veturave në Gjenevë.