Kompania franceze Citroen ka konfirmuar se gjatë muajve të ardhshëm do të ndal prodhimin e modelit të vjetër C4.
Gjatë prezantimit të modelit të ri C4 Cactus, shefja e Citroenit, Linda Jackson ka thënë se C4 do të shuhet në muajt në vazhdim dhe C4 Cactus do të jetë modeli i vetëm i serisë C.
C4 shërben si rival direkt i modeleve Ford Focus dhe Opel Astra. C4 i tanishëm është shtatë vjet i vjetër dhe C4 Catus do t’i prijë këtij modeli.
Citroeni do të mbështetet te C4 Cactus së paku në tre vjetët e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit