Prodhuesi i njohur francez i veturave, Citroen, planifikon të lansojë një model të ri i cili do të zëvendësojë C4-shin vitin e ardhshëm.
Sipas mediave, bëhet fjalë për një model krejtësisht ndryshe sesa Hatchbacku aktual.
“Do të jetë një model i guximshëm dhe modern. Jo aq i guximshëm sa Citroen Ami 60 vjet më parë, por do të jetë interesant në treg. Nuk do të jetë asgjë klasike apo konservatore. Ne kemi vendosur të largojmë të gjitha qasjet e tilla”, tha drejtori i Zhvillimit Strategjik të Citroenit, Xavier Peugeot.
Citroen ndoshta dëshiron të distancohet nga historia e C4-shit kështu që kërkon risi.
Pasardhësi i këtij Hatchbacku pritet të vijë me një platformë më kompakte të quajtur CMP, të përdorur tashmë nga Peugeot 208 dhe Opel Corsa.
Gjithashtu, thuhet se modeli i ri i Citroenit do të jetë tërësisht elektrik dhe do të rivalizojë Volkswagen ID 3./ksp