Nuk është lajm që bateritë elektrike dhe hibride të veturave janë vërtetë të shtrenjta. Megjithatë, është vërtet e vështirë të besohet kostoja e madhe e riparimit të një veture disa vjet e përdorur.
Logjika thotë se duhet të jetë më lirë, por nuk duket kështu kur kihet parasysh “fatura” prej 30 mijë dollarësh që shërbimi zyrtar i ka kërkuar klientit për ndërrimin e baterisë në një makinë të vjetër hibride.
Një pro-faturë nga Roger Dean Chevrolet me bazë në Florida është bërë virale në mediat sociale për shkak të çmimit të lartë që dyqani i kërkoi klientit për zëvendësimin e baterisë në modelin Chevrolet Volt Hybrid.
Oferta tejkalon vlerën aktuale të veturës në tregun e makinave të përdorura.
Shërbimi i kërkoi 27.000 dollarë për bateri të re, 1202 për punë dore dhe 34 për ftohës. Gjithsej 29.905 dollarë.
Edhe
Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro
Gjëja më e çmendur në këtë histori është se është një Chevrolet Volt i vitit 2012 me më shumë se 100,000 kilometra të kaluara vlerësohet rreth 9.000 dollarë në SHBA.
Për fatin e klientit, ishte vetëm një pro-faturë, ofertë për punën që do të kryhej. \autoblog

-
Tronditet shoferi i Teslas: Karikoi veturën 20 minuta, i kushtoi gjysmë milioni euro
-
Ngasja e një veture elektrike më “shtrenjtë” se ajo me naftë
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Britania ofron zbritje për veturat elektrike për ta rritur kërkesën