Kur Chevrolet njoftoi se prodhimi i Corvette C8 do të fillonte në fund të vitit 2019, të gjithë u entuziazmuan, por greva ndryshoi planet e saj.
Ndërsa tani, zyrtarisht, njoftohet se sot ka filluar prodhimi i këtij modeli të ri.
Në fillim, Chevrolet nuk dha shumë detaje për modelin e ri i cili do të prodhohet në Bowling Green, Kentucky.
Chevrolet Corvette C8 tani pritet të dalë në shitje në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.
Corvette C8 do të vijë me motor 6.2-litër LT2 V8 me kapacitet prej 495 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi. Po ashtu, ky model i ri shpejtësinë 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.9 sekonda.
Sa i përket çmimit, Corvette C8 në Amerikën e Veriut do të fillojë shitet me çmim prej rreth 60,000 dollarë (rreth 55,000 euro)./ksp