Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bugatti shet Chiron Super Sport 300+ të fundit

Bugatti ka shitur modelin e fundit Chiron Super Sport 300+, që do të thotë se prodhimi i kufizuar në 30 vetura ka përfunduar zyrtarisht, shkruan Autoblog.

Chiron Super Sport 300+ u lansua fillimisht në vitin 2019 dhe ishte vetura më e shpejtë pasi arriti një shpejtësi maksimale prej 490 km/h në pistën e testimit Ehra-Lessien në Gjermani.

Çdo veturë kushtoi rreth 3.5 milionë euro.

Çdo veturë e këtij lloji u fuqizua nga një version i modifikuar i motorit 8.0 litërsh W16 me katër turbo, i marrë nga Chironi standard.

Super Sport 300+ zhvillon 1577 kf. Performanca ishte përmirësuar falë modifikimeve të softuerit.