Bugatti është futur seriozisht në shitjen e produkteve që nuk kanë lidhje me veturat. Pos asaj se në vitin e shkuar nisi prodhimin e një serie të kufizuar (30) të tavolinave luksoze të bilardove, tashmë ka edhe linjën e saj të shampanjës.
Shampanja prodhohet në bashkëpunim me prodhuesin francez Champagne Carbon dhe ofrohen disa “modele” me çmime mjaft të arsyeshme.
Në vitin 2019, me rastin e 110 vjetëve të Bugatti, u prezantua shampanja e quajtur Bugatti EB.01 Edition, kurse EB.02 Chiron 300+ u krijua me rastin e prezantimit të Bugattit më të shpejtë të të gjitha kohërave. Ekziston edhe një Bugatti Carbon Cuvée Luminous pak më modest.
Tani linjës së shampanjave u është bashkuar edhe EB.03 Bolide, që vjen me një shishe të mbuluar me fibër karboni. Në shishen e shampanjës, e cila i kushtohet modelit Bolide, ka elemente të dizajnit të makinës, emrin e saj dhe siluetat e dritave të saj në formën e shkronjës X.
Përmbajtja e shishes ka pak të bëjë me Bugattin. Brenda është shampanjë Blanc de Blancs e vitit 2013. Shampanja e vitit kur vjelja rezultoi me rrush shumë cilësor përshkruhet si intensive dhe e freskët me aciditet të mirë. Aromat mbizotëruese janë agrumet dhe lulet e pranverës.
Edhe
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
Një shishe shampanjë e re Bugatti kushton rreth 350 euro, duke e bërë EB.03 Bolide shampanjën më të shtrenjtë Bugatti.
Bugatti vlerësohet si një prej markave më prestigjioze të veturave. /autoblog
