Asnjë veturë Bugatti plotësisht elektrike nuk do të dalë në treg këtë dekadë, shkruajti faqja Autocar të premten.
Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se pronari Mate Rimac planifikon të lansojë vetura hibride dhe hipermakina elektrike përpara vitit 2030.
“Për momentin, ne po shohim hapin tjetër për modelin hibrid, çdo gjë tjetër është pak më larg”, ka thënë drejtori i dizajnit të Bugatti-t, Achim Anscheidt.
"Do të ishte pothuajse e papërgjegjshme ndaj bazës sonë të dashur të klientëve të shikojmë përtej makinës tjetër”, ka shtuar ai.
Duke folur për Autocar vitin e kaluar, Rimac deklaroi se “brenda kësaj dekade, do të ketë Bugatti plotësisht elektrike”. Megjithatë, ky parashikim tani duket i pamundur.
Kur u pyet nëse makina e parë elektrike e Bugattit ishte shtyrë përtej vitit 2030, zëvendësdrejtori i dizajnit Frank Heyl nuk e konfirmoi këtë, duke shtuar se ekipi ishte i fokusuar në "këtë dekadë, me hibridin".
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Porscheja heq dorë nga aksionet në Bugatti
-
Zbulohen pamjet e para të Golf 9
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin