Auto

Bugatti Chiron i veçantë “fluturon” në gati 500km/orë

Bugatti është bërë prodhuesi i parë që ka thyer barrierën e shpejtësisë prej 300 miljesh për orë (482km/orë), me një version të përditësuar të hiberautomobilit Chiron.

Automobili testues, që duket sikur të jetë një version SuperSport, së fundmi ka arritur shpejtësinë prej 490km/orë në shtegun në Ehra-Lessien të Gjermanisë.

Bugatti akoma s’ka bërë të ditura specifikat teknike të këtij prototipi të Chironit, por sikurse Veyron Super Sport nga viti 2010, pritet që ai të ketë sistem të ridizajnuar frerësh, trup më të gjatë, rrota unike e të jetë më i lehtë dhe me më shumë kuajfuqi, rreth 1600, transmeton Auto-Express.

Nëse ky prototip hyn në prodhim me këso specifika, Bugatti mund të thyejë rekordin e shpejtësisë për automobilat e prodhuar në këtë shteg. Aktualisht vendin e parë e zë Koenigsegg Agera RS që kaloi dy herë shtegun me shpejtësi mesatare prej 447km/orë, më 2017.