Bugatti ka publikuar fotografi të Chiron Super Sport 300+, një model i ri prototipi i të cilit kohët e fundit arriti shpejtësinë mbi 480 kilometra në orë.
Kur Bugatti lëshoi një video të prototipit të modifikuar Chiron me shpejtësinë më të lartë prej 490 km/orë në fillim të shtatorit, rekordi i tij nuk u bë zyrtar pasi nuk ishte një makinë prodhimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani prodhuesi ka zbuluar se është duke përgatitur një model serik bazuar në një prototip super të shpejtë, të quajtur Chiron Super Sport 300+.
Versioni i prodhimit nga jashtë duket pothuajse identik me prototipin, dhe kabina do të ketë dy ulëse të rregullta, ndryshe nga vetura e para-prodhimit që kishte vetëm ulësen garuese të shoferit, transmeton kp.
Gjithashtu, modeli serik nuk do të ketë elementë shtesë rol-bar që ishin ndërtuar në prototip.
Për sa i përket drejtimit, është njëjtë si te makina e para-prodhimit. Chiron Super Sport 300+ mundësohet nga një motor 8.0 W16 i modifikuar me 4 turbocharged që prodhon 1.600 kuaj fuqi.
Bugatti do të prodhojë vetëm 30 kopje të këtij modeli, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro.
{gallery}