Skuterët për qytet janë gjithnjë e më të popullarizuar për transport ditor urban dhe në këtë fushë së shpejti do të kyçet edhe kompania prestigjioze gjermane, BMW.
BMW do të sjellë tri modele:
E-Scooter, i cili me një mbushje të baterisë do të mund të kalojë deri në 12 kilometra me shpejtësi maksimale deri në 20 km/h, transmeton Koha.net. Do të peshojë rreth 9 kilogramë dhe bateria e tij litim-jon do të mund të mbushet për dy orë. Po ashtu, do të ketë frenat në të dyja rrotat si dhe dritat e përparme dhe të pasme.

City Scooter – Nuk ka motor elektrik por funksion në bazë të fuqisë së vozitësit, sepse në thelb është thjesht një trotinet.

Dhe i treti, Kids Scooter, është i dedikuar për fëmijët mbi 3-vjeç dhe do të jetë në dispozicion në dy kombinime të ngjyrës.
Sa i përket çmimit, E-Scooter do të kushtojë 799 euro dhe do të dalë në treg në muajin shtator. City Scooter do të kushtojë 200 euro, ndërsa Kids Scooter 120 euro.