Gjiganti gjerman i veturave BMW ka prezantuar në Munih prototipin e veturës së parë 100% të riciklueshme, ashtu siç pretendohet të kthehen veturat e kësaj kompanie deri në vitin 2040.
“iVision Circular”, plotësisht elektrike dhe me emetim zero, sipas kompanisë ka një nivel të lartë qëndrueshmërie dhe është shumë luksoze.
Aktualisht, BMW-ja prodhon vetura me materiale gati 30% të riciklueshme, të cilat do të shkojnë shumë shpejt në 50% dhe plani është që deri në vitin 2040, veturat e kësaj kompanie të jenë 100% me materiale të riciklueshme.
“BMW iVision Circular, me katër vende, është një veturë e së ardhmes, krejtësisht elektrike e fokusuar në qëndrueshmëri dhe luks”, thanë përfaqësuesit e kompanisë gjermane në Munih. \a2news
{gallery}