Pothuajse një vit pas prezantimit të gjeneratës së re të Series 3, BMW-ja në Gjermani ka prezantuar edhe versionin plug-in hibrid të këtij modeli i cili mban emrin 330e.
BMW 330e vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 184 kuajfuqi dhe motor elektrik me 113 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky 330e në total ka kapacitet prej 252 dhe me paketën “Sport” atij i shtohen edhe 40 kuajfuqi.
{gallery}
Gjithashtu, 330e shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.9 sekonda dhe atë maksimale deri në 230 km/h, si dhe shpenzon karburant mesatarisht nga 1.6 deri 1.9-litra në 100 km dhe emeton dyoksid të karbonit nga 37 deri 43 gramë për kilometër. Po ashtu, vjen edhe me baterinë prej 12 kWh si dhe motori elektrik mundëson lëvizjen e rrotave të pasme.
Lexoni edhe:
BMW e shndërron Series 2 Active Tourer në version hibrid [foto]
BMW, po ashtu, 330e vitin e ardhshëm do ta ofrojë në kombinim me karrocerinë praktike Touring.
Sa i përket çmimit për 330e, BMW ende nuk e ka zbuluar.