Auto

BMW e shndërron Series 2 Active Tourer në version hibrid

Foto: BMW Blog

Kompania prestigjioze gjermane e vetuave, BMW, për këtë vit ka shndërruar modelin Series 2 Active Tourer në version plug-in hibrid dhe tani emrin zyrtar e ka BMW 225xe Active Tourer.

BMW 225xe Active Tourer vjen me motor benzinë 1.5-litër me tre cilindra (i cili mundëson lëvizjen e rrotave të përparme) dhe me motor elektrik (i cili mundëson lëvizjen e rrotave të pasme), si dhe në total ka kapacitet prej 165 kW/224 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me baterinë litium-jon prej 10 kWh.

{gallery}

225xe Active Tourer, po ashtu, shpenzon karburant mesatarisht 1.7-1.9 litra në 100 kilometra, si dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6.7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 202 km/h.

Gjithashtu, ky Series 2 Active Tourer në version hibrid mund të lëvizë edhe me vetëm motorin elektrik, me një shpejtësi maksimale deri në 131 km/h, ku mund të kalojë 50-53 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë.


Lexoni edhe: 

BMW përditëson dy versionet hibride të Series 5


BMW 225xe Active Tourer, po ashtu, ka bagazh me kapacitet prej 400 litra dhe 1350 litra kur ulëset e pasme palohen.