BMW Series 8 në version kabrio me etiketën M850i xDrive në tregun amerikan po shitet me çmim prej 121.400 dollarë.
Sa i përket ngjyrës gri “Dravit”, e cila është në dispozicion si ofertë dhe me të cilën është i ngjyrosur ky BMW M850i xDrive në foto, ajo kushton 1.950 dollarë shtesë, transmeton Koha.net. Kjo në fakt te blerësit e këtij modeli nuk paraqet shpenzim të madh, pasi që fjala është për një veturë luksoz.
T’i kthehemi modelit në fotografi. Në fakt, kushdo që e ka porositur këtë model nga salloni i kompanisë BMW në Abu Dhabi, ka vendosur që të marrë setin e rrotave “M” prej 20-inç me ngjyrë gri, transmeton Koha.net. Falë këtyre rrotave dhe ngjyrës së tyre, ky M850i xDrive duket disi më i madh dhe më shkëlqyes.
Kur është fjala për interier, ky M850i xDrive kabrio është ka lëkurë “Fiona” me ngjyrë të kuqe dhe “Merino” me ngjyrë të zezë. Po ashtu, ka disa detaje nga alumini dhe nga çeliku në konzolën qendrore.
{gallery}
Pavarësisht eksterierit, edhe interieri bie shumë në sy e sidomos kur është fjala për teknologjinë, për të cilën mund vetëm të spekulojmë sepse ky model i ka pothuajse të gjitha opsionet e mundshme.
Edhe
BMW zbulon modelet e reja të serisë 8
Të kujtojmë, zemra e këtij BMW M850i xDrive është motori 4.4-litër Twin-Turbo V8, i cili ka kapacitet prej 523 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, përcjell Koha.net. Falë këtij motori, ky M850i xDrive shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.
Gjithashtu, ky model ka çatinë “e butë” e cila mund të hapet për 15 sekonda, edhe gjatë lëvizjes në shpejtësi prej 48 km/h.