Prodhuesi gjerman i veturave BMW po planifikon një investim të ri të madh në shtetin qendror meksikan, San Luis Potosi, ku kompania tashmë ka një fabrikë, tha ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard.
Ebrard dhe presidenti Andres Manuel Lopez Obrador kishin thënë se BMW-ja po investonte rreth 800 milionë euro në San Luis Potosi, pa specifikuar nëse ishte një shpenzim i ri në Meksikë, raportoi Reuters.
"Presidenti na ka kërkuar të përshpejtojmë investimet në vendin tonë", u tha Ebrard gazetarëve. “Ai tashmë ka paralajmëruar një investim shumë të rëndësishëm që do të bëhet në San Luis Potosi, nga BMW-ja”.
BMW, e cila operon tre fabrika në Amerikën Latine, hapi fabrikën miliarda dollarëshe në San Luis Potosi më 2019. Aktualisht prodhon modelet e Serisë 3, Serisë 2 Coupe dhe M2.
-
Tesla në bisedime për ndërtimin e fabrikës me vlerë miliardëshe në Spanjë
-
Tesla do të ndërtojë një fabrikë të madhe në Meksikë
-
Tesla në rritje, brenda javës nis ndërtimin e fabrikës së veturave elektrike në Meksikë
-
BMW-ja do t’i investojë 1.7 miliard dollarë në SHBA
-
Samsungu do të investojë 500 milionë dollarë në Meksikë