Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bideni pranon shqetësimet e Koresë së Jugut sa u përket veturave elektrike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur i gatshëm për të vazhduar bisedimet me Korenë e Jugut mbi legjislacionin e fundit amerikan që mohon subvencionet për shumicën e prodhuesve të huaj të automjeteve elektrike, ka njoftuar zyra e presidentit të Koresë Jugore të mërkurën, shkruan Reuters.

Bideni ka dhënë garanci në një letër drejtuar presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili i ka kërkuar ndihmë presidentit amerikan muajin e kaluar për të zbutur shqetësimet e Seulit se rregullat e reja amerikane do të dëmtojnë prodhuesit e automjeteve të Koresë së Jugut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidenti Biden ritheksoi mirëkuptimin e tij për shqetësimet tona përmes një letre të nënshkruar personalisht. Kjo tregon gatishmërinë e Bidenit për të qenë i vëmendshëm ndaj kompanive koreano-jugore në të ardhmen”, ka thënë zyrtari.

Akti për luftimin e inflacionit, i nënshkruar nga Bideni në gusht, kërkon që automjetet elektrike të montuara në Amerikën e Veriut të kualifikohen për kredi tatimore në Shtetet e Bashkuara, por përjashtoi Hyundain dhe filialin e tij Kia, nga subvencionet për automjete elektrike, meqë nuk prodhohen atje.

Si rezultat, vetëm rreth 20 lloje të vetura elektrike janë kualifikuar për subvencione sipas rregullave të reja, mes tyre modele si Fordi dhe BMW-ja.