Prodhuesi britanik i veturave luksoze Bentley njoftoi sot shkurtimin e një mijë vendeve të punës, rreth një e katërta e efektivëve të tij, për shkak të uljes së aktivitetit si pasojë e pandemisë.
Marka, që punëson 4200 persona në Britaninë e Madhe dhe i përket grupit gjerman Volkswagen theksoi në një komunikatë se kishte propozuar largime të vullnetshme, pa përjashtuar dhe largimin nga puna të më shumë punonjësve.
Ky njoftim është një goditje tjetër për sektorin britanik të e automobilave ku ristrukturimet janë rritur, transmeton KP.
Dje, Aston Martin, një markë tjetër luksoze njoftoi 500 shkurtime të vendeve të punës dhe zinxhirin e tregtarëve të Lookers 1500.
Prodhuesi britanik i automjeteve McLaren ka vendosur të zvogëlojë fuqinë e tij punëtore me 1200 persona.
-
Aston Martin do të shkurtojë 500 vende pune
-
McLareni do t'i shkurtojë 1200 vende pune
-
“Volkswagen” njofton shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit