Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Aston Martin do të shkurtojë 500 vende pune

Prodhuesi britanik i veturave luksoze Aston Martin, planifikon të shkurtojë 500 vende pune, pasi po kërkon të sjellë koston e saj në përputhje me reduktimin e nivelit të prodhimit të veturave sportive, është thënë nga kompania të enjten, raporton Reuters.

Njoftimi për shkurtim të vendeve të punës vjen një javë pasi që Aston Martin ka konfirmuar se Tobias Moers, shefi-ekzekutiv i Mercedes-AMG, do të bëhet shef-ekzekutiv i kompanisë nga 1 gushti, duke e zëvendësuar Andy Palmerin.

Kompania 107-vjeçare thotë se humbja e vendeve të punës reflekton prodhimin më të ulët sesa që është planifikuar. Një konsultim me unionin e punëtorëve do të mbahet në ditët në vijim.

Aston Martini ka pësuar rënie të aksioneve që nga tetori i vitit 2018. Muajin e kaluar njoftoi humbje të thella në çerekun e parë të vitit, pasi shitjet ranë dukshëm shkaku i krizës së koronavirusit.

“Masat e paralajmëruara sot do të kthejnë në nivel të duhur strukturën organizative dhe do të kthehet kosto në përputhje me nivelin e reduktuar të prodhimit të veturave sportive”, është njoftuar nga kompania.