Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

McLareni do t'i shkurtojë 1200 vende pune

Prodhuesi britanik i superveturave McLaren Group ka njoftuar të martën se do t'i shkurtojë 1200 vende pune me programin e propozuar të ristrukturimit, ndërsa po përballet me ndikimin e pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Kompania ka thënë se kjo lëvizje do të ketë ndikim si në biznesin e automobilave ashtu edhe të garave me vetura.

Anulimi i ngjarjeve të motosporteve, si dhe masat e shumta kufizuese të aplikuara nëpër botë për të luftuar pandeminë, kanë ndikuar në rënien e të hyrave të kompanisë.

“Është një veprim që kemi punuar fortë për ta evituar, pasi kemi marrë masa tjera dramatike të uljes së kostos në gjitha repartet e biznesit tonë. Por, nuk kemi zgjedhje tjetër, pos të reduktojmë stafin e punës”, ka thënë kryetari ekzekutiv Paul Walsh.

Shkurtimet paraqesin më tepër se çerekun e forcës së punës së grupit, ku janë mbi 4000 punëtorë, raportohet nga “Sky News”.