Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bëhet testimi i parë i veturave autonome

Makina pa shofer, shihet si mundësi e jashtëzakonshme për ta sinkronizuar dhe përmirësuar dukshëm rrjedhën e trafikut.

Të njëjtën e thonë edhe hulumtimet e reja, sipas të cilave del të ketë 35 përqind lehtësim në përmirësimin e trafikut.

Për ta testuar potencialin e teknologjisë së makinave pa shofer, hulumtuesit në Universitetin e Kembrixhit, ndërtuan një flotë me makina të vogla robotike.

Makina është lëshuar në testim përmes një rruge miniaturë, me ç’rast hulumtuesit kanë matur saktësinë e çdo pjese lëvizëse të makinave të vogla, transmeton emisioni “Sot” në KTV.

Kur makinat funksiononin në mënyrë të pavarur, ndërprerja e një automjeti të vetëm shkaktonte ngadalësim të shkurtër, nëpër korsi të ndryshme.

Edhe Lituania teston automjetet autonome Tech Lituania teston automjetet autonome

Ndërsa, sinkronizimi ndërmjet makinave në kuadër të këtij testimi miniaturë, shpjegonte qartë përmirësimin e trafikut dhe rezultate të papritshme nga ana e hulumtuesve të cilët e shfaqën atë në Konferencën Ndërkombëtare të Robotikës.

“Makinat autonome mund të zgjidhin shumë probleme që ndërlidhen drejtpërdrejt me drejtimin e makinës dhe trafikun në përgjithësi, por natyrisht, duhet të ketë një mënyrë për të punuar së bashku në këtë drejtim”, ka thënë Michael nga Universiteti i Kembrixhit.