Negociatat midis Brukselit dhe Pekinit për mosmarrëveshjen rreth automjeteve elektrike kanë hyrë në fazën përfundimtare, raportoi të enjten “Euronews”.
Komisioni Evropian ka refuzuar zyrtarisht një ofertë të paraqitur nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike për të mbyllur hendekun e çmimeve midis tyre dhe konkurrentëve të BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të konfirmoj se Komisioni i ka shqyrtuar tërësisht këto oferta bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të BE-së kundër subvencioneve. Shqyrtimi ynë u fokusua nëse këto oferta do të eliminonin efektet dëmtuese të subvencioneve të identifikuara në hetimet tona. Komisioni ka arritur në përfundimin se asnjë nga ofertat nuk i plotësonte këto kërkesa”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Komisioni Evropian.
Negociatat midis palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare përpara një votimi të favorshëm nga vendet anëtare për t'i bërë tarifat të përhershme për pesë vjet.
Data e votimit nuk është bërë ende e ditur, por mund të ndodhë që në këtë muaj.
Valdis Dombrovskis, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit i ngarkuar për marrëdhëniet tregtare, pritet të takohet me homologun e tij, Wang Wentao, ministër i tregtisë i Kinës, më 19 shtator në Bruksel.