Në vitin 2019, “Tesla” nisi të ngecte në tregun e automobilave elektrikë, me “Audin” e “Jaguarin” që nisën të sjellin SUV-ët elektrikë të fuqishëm, shkruan sot Koha Ditore.
Atyre iu bashkuan edhe “Chevrolet”, “Honda”, “Hyundai”, “Kia” e “Nissan”. Viti që shkoi shijoi rritje gati dyfish të shitjeve në krahasim me një vit më herët, por prapë ky sektor ka mbetur i vogël në krahasim me modelet me djegie të brendshme.
Me disa modele të reja të premtuara për 2020 dhe më tutje, dhe me premtimet se infrastruktura do të rregullohet, pika kryesore për automobilizmin elektrik mbetet “e ardhmja”. Prodhuesit e automobilave po investojnë shumë për atë të ardhme dhe shpejtësia e ndryshimit të industrisë s’varet vetëm nga zgjedhja, por edhe nga pritjet e klientëve.
Pengesat si çmimi i lartë, mungesa e stacioneve mbushëse, vonesat e caktuara, janë duke penguar fuqizimin e tyre. Infrastruktura megjithatë është duke u përmirësuar, bateritë janë përforcuar e evolucioni drejt këtyre automobilave u ka dhënë lirinë prodhuesve për të luajtur me dizajnë, kurse disa të tjerëve që të mbesin me “të vjetrat”.
“NYTimes” ka përzgjedhur disa prej automobilave elektrikë që janë afër tregut, do të jenë shpejtë në dispozicion ose pritet të arrijnë më 2021. “Audi e-TronSportback”Një version ‘coupe’ me katër dyer i “Audi e-Tron” i prezantuar pranverën e shkuar, pritet të vijë në formën e “Sportback” në pranverën e vitit 2020. I dizajnuar për t’u dukur dhe për t’u ngarë si “Audi” tradicionale, modelet “e-Tron” janë të afërme me ata që e njohin brendin. “e-Tron” SUV që tërheq me të gjitha rrotat mbush baterinë deri në 80 për qind për distancë deri 330 kilometra për vetëm gjysmë ore, me mbushësin e shpejtë “DC”.
Përmirësimet në aerodinamikë e efikasitet të baterisë përmirësojnë distancën që mund të kalojë versioni “Sportback”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)