Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Auto industria në SHBA kërkon mbështetjen e Qeverisë për makinat elektrike

Grupi kryesor i lobimit në industrinë e automjeteve në SHBA u ka bërë thirrje politikbërësve që të ndihmojnë në mbështetjen e adoptimit të automjeteve elektrike përmes stimujve, investimeve në infrastrukturë dhe mjete të tjerë rregullatore.

Pa dhënë ndonjë sugjerim për koston e programeve të tilla stimuluese , Aleanca për Zbulimet në Automotive ka thënë se tani është koha për “investime të konsiderueshme dhe afatgjate në elektrifikim, si dhe teknologji të përparuara të sigurisë”, thuhet në një raport të lëshuar së fundmi, shkruan CNBC.

Ky raport e përshkruan industrinë se “është në majën e një momenti transformues”, lidhur me automjetet elektrike dhe autonome.

Prodhuesit e automjeteve kanë kërkuar asistencë nga qeveria edhe gjatë kësaj kohe shkaku i pandemisë.

Ky raport është publikuar vetëm një ditë pas Kolegji Elektoral konfirmoi fitoren e Joe Bidenit për president të SHBA-së.

Edhe Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100% Botë Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

Bideni ka qenë shumë më i zëshëm në mbështetjen për prodhuesit e makinave elektrike.

Bideni gjithashtu ka premtuar 400 miliardë doallë investime në energji të pastër, përfshirë këtu edhe teknologjinë për bateritë dhe automjetet elektrike.