Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga republikanët, Donald Trump deri më tani ka bërë disa deklarata të ashpra kundër veturave elektrike dhe po vazhdon në të njëjtin ritëm.
Në një intervistë të fundit që Trumpi dha për CNBC-në, u soll historia e njohjes së tij me Elon Muskun, nga i cili u përpoq të merrte para për të financuar fushatën në një takim në Florida së fundmi.
Musk është shef i gjigantit të veturave elektrike, Tesla. S’është çudi që Musku dhe kandidati republikan për president të mos bien dakord për çështjet që lidhen me veturat elektrike.
Por s’u arrit marrëveshje për financimin e fushatës. Trumpi tregoi në intervistë se nuk ndryshon qëndrimin negativ ndaj veturave elektrike.
Ai deklaroi se do të kundërshtojë futjen e veturave elektrike në SHBA nëse do të jetë sërish president dhe se “nuk ka as mundësi që të gjithë të bëhen me vetura 100% elektrike, për shkak të infrastrukturës”.
Edhe
Musk: Pa mua, Trumpi do t’i humbte zgjedhjet
Nuk humbi mundësinë ta kritikonte presidentin aktual Joe Biden, që mbron tranzicionin për veturat elektrike.
“Ideja e Bidenit për të pasur të gjithë vetura elektrike mbështetet nga njerëz shumë, shumë budallenj”, ka thënë Trump.