Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi shiti më shumë vetura, por fitoi më pak

Audi rriti shitjet e veturave në gjysmën e parë të vitit, por në të njëjtën kohë fitimi u ul në krahasim me një vit më parë. Qarkullimi u rrit me 14.4 për qind, në 34.2 miliardë euro, dhe fitimi ishte 3.3 miliardë euro, më shumë se një çerek më pak, njoftoi dega e Volkswagen në Ingolstadt.

Disa investime patën efekt negativ, dhe përveç kësaj, Audi përfitoi nga çmimet më të larta të veturave të përdorura në vitin 2022, shpjegoi shefi i kompanisë, Jurgen Rittersberger.

Në gjysmën e parë të vitit, shitjet, duke përfshirë markat Bentley dhe Lamborghini, u rritën me 24 për qind në Evropë dhe me 30 për qind në Shtetet e Bashkuara. Në të kundërt, në tregun e rëndësishëm kinez, plusi ishte vetëm dy për qind, pasi viti i kaluar ishte problematik.

Tremujori i parë ishte i dobët, por në të dytin Audi pati rritje prej 20 për qind - edhe pse vetëm në krahasim me shifrat e vitit të kaluar, kur ende kishte probleme për shkak të masave epidemiologjike.

“Në përgjithësi, gjysma e parë e vitit shkoi mirë”, ka thënë Rittersberger. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se oferta e veturave elektrike në Kinë aktualisht është e dobët dhe se konkurrenca për të ofruar vetura më të lira është e ashpër. Megjithatë, Audi po planifikon modele të reja.

Edhe Audi shiti më shumë, por fitoi më pak këtë vit Auto Audi shiti më shumë, por fitoi më pak këtë vit

Së fundmi Volkswagen ka treguar se nuk është shumë i kënaqur me punën e kompanisë bijë. Për këtë arsye një muaj më parë zëvendësoi drejtorin e mëparshëm të Audi, Markus Duesmann, me Gernot Dollner.

Audi konfirmoi kryesisht parashikimin e vet të mëparshëm për vitin aktual. Megjithatë, kompania pret kosto pak më të larta kërkimi dhe zhvillimi.