Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Apple merr lejen për të testuar veturat autonome në Kaliforni

Apple ka siguruar lejen për të testuar automjetet autonome në Kalifornia, e cila i lejon kompanisë që të testojë vozitjet në tri vetura me gjashtë vozitës, njoftoi të premten Departamenti i automjeteve motorike.

Sipas këtij departamenti, veturat janë të modelit 2015 Lexus RX450h.

Marrja e lejes nuk do të thotë se Apple do të prodhojë vetura, shkruan Reuters.

Edhe pse Apple asnjëherë nuk e ka pranuar hapur se është e interesuar në prodhimin e veturave elektrike, kompania ka rekrutuar dhjetëra ekspertë të veturave, transmeton kp.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka bërë me dije se kompania dëshiron që të lëvizë në integrimin e telefonave të mençur në sistemin e veturave.

Apple në këtë mënyrë i bashkëngjitet listës së prodhuesve tradicionalë të veturave, kompanive teknologjike, për të testuar veturat në Kaliforni, me qëllim të sjelljes së veturave vetëlëvizëse në rrugë.

Edhe Apple anulon planet për prodhimin e veturave elektrike Auto Apple anulon planet për prodhimin e veturave elektrike

Leje të tilla kanë marrë edhe shumë kompani tjera para Apple, si Ford Motor, Tesla Motors, Alphabet Inc’s Google unit, General Motors Co.

Shumë kompani besojnë se veturat e para do t’i lansojnë në vitin 2020, por disa ekspertë besojnë se kjo do të marrë më shumë kohë për shkak të sfidave të rregullave.