Apple po shtyn përpara të lansimin e makinës së saj elektrike në vitin 2025 dhe ta rifokusojë projektin rreth aftësive të plota vetëdrejtuese.
Aksionet e prodhuesit të iPhone u rritën gati 3%, duke arritur një rekord të ri pas raportit, raportoi Bloomberg.
Vetura ideale e Apple do të jetë e përqendruar në dizajnin e vozitjes pa duar në timon.
Disa njerëz të cilët po punojnë në projekt janë skeptikë për afatin e dhënë, me gjithë ndërlikimin e një procesi të tillë. Megjithatë, një qëndrim zyrtar nga kompania nuk u dha.