Alpine ka zbuluar një koncept të ri të veturave të garave që do të shërbejë si pikënisje për prodhuesit për modelet e ardhshme, raporton “The Sun”.
Automjeti i teknologjisë së lartë përmban një dizajn të qëndrueshëm.
Makina e quajtur Alpenglow, ushqehet nga hidrogjeni nëpërmjet një motori me djegie të brendshme (ICE) me ndihmën elektrike nnë vend të një rregullimi të qelizave të karburantit.
Automjetet elektrike me qeliza karburanti (FCEV) prodhojnë energji elektrike duke përdorur një qelizë karburanti me hidrogjen në vend që të marrin energji elektrike vetëm nga një bateri.
Laurent Rossi, shefi i Alpines, tha: “Dizajni i fuqishëm dhe luksoz i Alpenglow lë të kuptohet se si do të jenë makinat Alpine nesër dhe në vizionin tonë për sportet motorike. Me teknologjinë e hidrogjenit, ne po forcojmë angazhimin tonë për një të ardhme të përgjegjshme dhe për të mbajtur kënaqësinë e drejtimit të makinës aq reale sa kurrë më parë”.
Në veturë është timoni “Le Mans Prototype 1”.
Nëse makina para jush ësahtë duke lëvizur shumë ngadalë, mund ta përdorni timonin e parakalimit në Alpenglow për të rritur fuqinë.
{gallery}